Rusia denoncon glorifikimin e nazizmit ne Letoni

Rusia vazhdon të jetë një nga zërat më të fortë kundër glorifikimit të nazizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Rusia është e bindur që rishikimi i historisë së Luftës së Dytë Botërore, i cili promovohet vazhdimisht nga forca të ndryshme neonaziste, është krejtësisht i papranueshëm. Më poshtë është reagimi i MPJ-së ruse lidhur me marshimin e radhës të legjionarëve të Waffen-SS sot në Riga të Letonisë:

“Edhe një herë, me një inkurajim të heshtur nga ana e autoriteteve letoneze, më datë 16 mars në qendër të Riga-s u nderuan ata që, duke qenë pjesë e “legjionit vullnetar letonez të SS”, kryen krime masive kundër njerëzimit, ishin të implikuar në aksione të mëdha ndëshkimore kundër qindra mijëra civilëve, si edhe në shfarosjen e hebrenjve. Është vënë re se gjatë marshimit në fjalë këto “viktima të pafajshme” dhe “luftëtarë të lirisë” janë marrë nën kujdesin e veçantë të deputetëve të koalicionit qevërisës.

Të tilla tubime që janë të turpshme për Evropën e sotme, në të cilat marrin pjesë edhe përfaqësues të udhëheqjes politike, ashtu siç edhe përpjekjet përdhosëse për t’i dhënë kësaj date një status zyrtar ligjor, na ngjallin një ndjenjë neverie.

E dënojmë me vendosmëri këtë grumbullim të turpshëm dhe shpresojmë të dëgjojmë vlerësime parimore të asaj çfarë po ndodh në Letoni nga ana e komunitetit botëror dhe organizatave ndërkombëtare të profilit përkatës”.

Në foto: adhuruesit e bashkëpunëtorëve të Hitlerit në Letoni

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne