Rusia dhe Arabia Saudite marrëveshje për sistemet S-400

Rusia dhe Arabia Saudite kanë arritur marrëveshje për sistemet mbrojtëse ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e Institucionit të Bashkëpunimit Teknik të Ushtrisë Federale të Rusisë, Mariya Vorobyeva, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve ruse, RIA Novosti tha se është arritur marrëveshje për dërgimin e sistemeve S-400 në Arabinë Saudite.

Vorobyeva bën të ditur se mes Rusisë dhe Arabisë Saudite është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit për lokalizimin e prodhimit të produkteve ushtarake.

“Përveç sistemeve S-400 me Arabinë Saudite është arritur marrëveshja edhe për dërgimin e raketave anti-tank të modelit Kornet-EM, sistemeve të armëve të rënda të modelit TOS-1A, hedhësve të granatave AGS-30 dhe të pushkëve kallashnikov AK-103”, tha ajo.

Vorobyeva njoftoi se memorandumi i mirëkuptimit përfshin edhe transferimin e teknologjisë në Arabinë Saudite për prodhimin e raketave anti-tank të modelit Kornet-EM, të armëve të rënda të modelit TOS-1A, të hedhësve të granatave AGS-30 dhe të pushkëve kallashnikov AK-103./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne