Rusia dhe Kina kundër perandorisë së dollarit

Në atmosferën me plotë tensione botërore, Kina dhe Rusia po bëjnë përpjekje kundër perandorisë së dollarit.

Gazeta franceze “Le Grand Soir” ka shkruar se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, duke shprehur shqetësimin e anëtarëve të BRIX në lidhje me projektimin ekonomik dhe financiar botëror i cili nuk llogarit fuqitë e reja ekonomike, kujtoi nevojën për të kaluar nga varësia jashtë mase e rezervave të valutave të huaja. Yuan monedha e Kinës nga një vit më parë në FMN ka hyrë në grupin e monedhave të rezervave valutore (dollari, euro, jeni, lira sterling) dhe aktualisht Pekini ndodhet në një pozitë që mund të blejë naftën me këtë monedhë. Kjo gazetë ka shkruar se Uashingtoni po ndjek me shqetësim procesin e bashkëpunimit në rritje mes Rusisë dhe Kinës dhe Bashkimi Evropian i cili konsiderohet një humbës në fushën ekonomike, po mundohet që nëpërmjet forcës ushtarake dhe ndikimit politik, të ruajë pozicionin e forcës. Në këtë artikull thuhet se presioni ushtarak i Amerikës në Detin e Kinës Jugore dhe Gadishullin Korean, lufta e Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Afganistani, në Lindje të Mesme dhe në Afrikë, si dhe prania e BE dhe NATO në Ukrainë dhe konflikti i përhershëm me Rusinë, të gjitha kanë rrënjë ekonomike dhe gjeopolitike. Në kushte të tilla Trump po akuzon Rusinë dhe Kinën për përpjekje për të çuar përpara pikëpamjen e krijimit të një zëvendësimi ndërkombëtar për perandorinë e Amerikës dhe dollarit me qëllim të zgjerimit të ndikimit të tyre në Amerikën Latine./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne