Rusia dhe Kina paraqesin kërcënim për hegjemoninë amerikane

Gjenerali amerikan Joseph Votel qartë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë Iranin sfidë më të madhe, pas së cilit pasojnë përpjekjet e Rusisë dhe Kinës të dobësojnë hegjemonin amerikane në botë.

Komandanti i komandës qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCCOM), gjenerali Joseph Votel, ka cek para Këshillit të forcave të armatosura amerikane të Dhomës së përfaqësuesve se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen të parandalojnë ndikimin në rritje të Iranit në Lindjen e Afërt dhe do të mbrohen nga sfidat të cilët paraqesin Rusia dhe Kina për hegjemonin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë.

“Dislokimi në rritje i sistemeve antiraketore ruse në rajon kërcënon aftësitë tona që të dominojmë në hapësirën ajrore”, ka thënë gjenerali Votel në deklaratën e tij, duke harruar të theksojë se për dallim nga forcat ruse, forcat amerikane në këtë vend nuk janë vendosur me ftesën e qeverisë siriane të Damaskut.

“Arsyeja kryesore për të cilin jemi në Siri është të fitojmë luftën kundër ISIS-it dhe kjo mbetet detyra e vetme”, ka thënë Voteli para përfaqësuesve amerikan, duke mos pranuar rolin kyç të Rusisë në humbjen e terroristëve në këtë vend arab.

Duke folur për Iranin, gjenerali e ka përshkruar Rusinë dhe Iranin si” rival historik të cilët i ndajnë interesat, në mesin e të cilave qëllimi kryesor është margjinalizimi, në rast se jo edhe përjashtimi i SHBA-ve nga rajoni.

Përveç kësaj, gjenerali Joseph Voteli ka akuzuar Iranin se po intervenon në Jemen për të sjell dëm rivalit të tij rajonal, Arabisë Saudite.” Irani po bën presion në koalicionin në krye me Riadin dhe po zgjeron sferën e ndikimit të tij në Lindjen e Afërt”, ka thënë komandanti i komandës qendrore të SHBA-ve, Voteli.

Edhe pse gjenerali Voteli drejtpërsëdrejti nuk ka thënë se roli i detyrës amerikane është të kundërvihet Iranit, ka theksuar se vendi i tij duhet “të ndërtojë marrëdhënie të fuqishme me ushtrinë irakiane dhe me forcat demokratike siriane dhe kështu të parandalojë qëllimet e Iranit për të vënë linjat komunikuese”.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne