Rusia dhe Ukraina bisedime me BE për një marrëveshje të re për gazin

Raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis Bashkimit Europian, Moskës dhe Kievit mbi transit të gazit përmes Ukrainës do të mbahet ditën e sotme në  orën 15:00 në Bruksel, njoftoi Komisioni Europian.

Në rendin e ditës janë çështjet e çmimeve të gazit, vëllimeve, kohëzgjatja dhe kuadri ligjor, me qëllim arritjen e një marrëveshje të re për furnizimin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kontrata ekzistuese mes Moskës dhe Kievit në fakt skadon në fund të vitit 2019 dhe do të kërkohet mos shmangia e Rusia për të mbyllur kalimin e gazit nëpërmjet Ukrainës, duke i lënë qytetarët e Ukrainës pa furnizime.

“Ka qenë pikërisht gjashtë muaj më parë që kur u takuam në këtë format për herë të parë në Berlin, që atëherë u zhvilluan një sërë bisedimesh të nivelit të ekspertëve dhe se është koha për të bërë një bilanc dhe për të diskutuar rrugën përpara në parametrat kryesorë për të cilat kemi rënë dakord’’, nënvizoi Komisioneri i BE për Energjinë, Maros Sefçoviç.

“Kemi nevojë për një angazhim të fortë në të dy anët”, shtoi ai.

Në tryezë, përveç Sefçoviç, do të marrin pjesë ministri i Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin,  si dhe ministri rus i Energjisë, Alexander Novak dhe përfaqësues të kompanisë ukrainase Naftogaz dhe asaj ruse “Gazprom”, të dy kompani shtetërore të gazit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne