Rusia dislokon sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 në Siri

Pas rrëzimit të avionit ushtarak rus në rajonin e Mesdheut për shkak të Izraelit, Moska zyrtare është vënë në veprim.

Rusia vendosi për ti dislokuar sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 në Siri.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu bëri të ditur se dislokimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300 në Siri, i cili ishte pezulluar më herët me kërkesë të Izraelit, do të bëhet brenda 2 javëve.

Shoygu gjithashtu tha se këto sisteme do të dërgohen së bashku me sistemet ruse të monitorimit dhe udhëheqjes.

Ky sistem ka mundësi për të parandaluar mjetet ajrore në largësi 250 km dhe për ti goditur disa objektiva ajrore njëherësh.

Izraeli është i shqetësuar pasi ky sistem ka mundësi për ti rrëzuar avionët e tij menjëherë pas ngritjes.

Ndërkohë në komunikatën e bërë nga ana e Kremlinit thuhet se pilotët izraelit kanë ndikuar qëllimisht në rrëzimin e avionit rus, ndërsa theksohet se ky ka qenë një akt i planifikuar.

Në komunikatë në mes tjerash thuhet se “Kjo do të ketë në mënyrë të pashmangshme ndikim negativisht në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Izraelit”.

Javën e kaluar avioni ushtarak rus, tip IL-20 ishte goditur gjatë sulmit të Izraelit në Siri nga sistemi i regjimit sirian i mbrojtjes ajrore, tip S-200.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë përgjegjës për aksidentin e kishte mbajtur Izraelin, ndërsa në këtë ngjarje humbën jetën 15 ushtarë rusë.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne