Rusia e gatshëm për eksportin e gazit në Evropë nëpërmjet Turqisë

Presidenti i Rusisë deklaroi se Moska është e gatshme për eksportimin e gazit në vendet jugore dhe juglindore të Evropës nëpërmjet territorit të Turqisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të premten në një bisedë telefonike me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, e ka siguruar atë se do të merren parasysh edhe interesat e Turqisë sa i përket eksportimit të gazit të Rusisë drejt Evropës, sepse interesat e të dy vendeve plotësisht përputhen me njëri-tjetrin në këtë projekt. Putin gjithashtu kujtoi se kontrata për zbatimin e projektit të tubacioneve të gazit “Turkstreem” është nënshkruar vjeshtën e kaluar mes Rusisë dhe Turqisë dhe shtoi: “Ndërtimi i kësaj lindje të tubacioneve ka filluar pas shtatë muajve punë dhe vitin e ardhshëm do të fillojë të funksionojë faza e parë dhe në vitin 2019, do të fillojë të funksionojë faza e dytë”. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë të premten ka dhënë urdhër për ndërtimin e pjesës detare të linjës së tubacionit për transportin e gazit “Turkstreem” nëpërmjet Detit të Zi në Turqi dhe pastaj destinacioni final është Evropa. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë në këtë bisedë telefonike deklaroi: “Projektet e përbashkëta mes Rusisë dhe Turqisë në fushën e energjisë sidomos të gazit, për më shumë se 30 vjet do të kenë rol të rëndësishëm në sigurimin e rezervave të energjisë. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në tetorin e vitit të kaluar mes Turqisë dhe Rusisë në Stamboll, do të ndërtohen dy linja të tubacioneve të gazit me kapacitet për transferimin e rreth 15.8 miliardë m3 gaz në vit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne