Rusia e gatshme ti japë më shumë S-400 Turqisë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov bëri të ditur se Rusia është e gatshme për marrëveshje të reja me Turqinë për çështjen e S-400-ve, ndërsa shtoi se “Rusia posedon mundësitë dhe pajisjet e nevojshme. Ajo kërkon mundësi për të zhvilluar bashkëpunimin”.

Peskov u përgjigj në deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në lidhje me mundësinë për blerjen e një sistemi të dytë të S-400-ve nga Rusia.

“Rusia është e hapur për marrëveshje të re. Ajo posedon mundësitë dhe pajisjet e nevojshme. Natyrisht që Rusia po kërkon mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit dhe ky është një zbatim normal”, u shpreh zëdhënësi Peskov.

Duke vënë në dukje se bashkëpunimi ushtarak dhe teknik i Rusisë me shumicën e vendeve është një dimension i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe, Peskov tha se “Marrëdhëniet dypalëshe arrijnë nivelin më të lartë me vënien në jetë të një bashkëpunimi të tillë dhe kjo vlen edhe për Turqinë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu ka thënë që në qoftë se avionët F-35 nuk i dorëzohen Turqisë, atëherë nevojat në këtë drejtim do të mund të plotësohen nga një vend tjetër.

“Në qoftë se ShBA-ja nuk i shet sistemet Patriot atëherë ne do të mund të blejmë një sistem tjetër të S-400-ve apo ndonjë sistem tjetër të mbrojtjes ajrore”, ka thënë Çavushollu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne