Rusia të hënën emëroi Aleksei Yerkhov që të jetë ambasadori i ri i Moskës në Turqi, me dekret të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).
Yerkhov, i cili më parë ka kryesuar me Qendrën e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Jashtme, do të zëvendëson Andrey Karlov, i cili u vra gjatë një ekspozitë arti në kryeqytetin turk, Ankara, më 19 dhjetor.
Karlov ishte duke mbajtur fjalim në hapjen e një galerie arti kur një sulmues i armatosur e qëlloi atë disa herë.
Marrëdhëniet turko-ruse ishin para një sfide serioze pas vrasjes së Karlovit. Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se atentati është “provokim” i përgatitur për të minuar marrëdhëniet dypalëshe.