Rusia frikësohet se SHBA po përgatit përsëritjen e skenarit irakian në Siri

Moska zyrtare ka shprehur shqetësim në lidhje me mesazhin e Departamenti amerikan të Shtetit se nuk do t’i besojnë garancisë të qeverisë siriane nga Damasku se nuk përgatisin kryerjen e sulmit të ri me armë kimike, për të cilën Washingtoni pretendon se ka disa njohuri, raporton Anadolu Agency (AA).

“E dimë nga e kaluara e afërt se si regjimi i presidentit amerikan George Bush kishte përdorur informacione të falsifikuara për përgatitjet e sulmeve me armë për shkatërrimin në masë në Irak si alibi për invazion ushtarak në këtë vend. Kjo seriozisht na shqetëson”, ka thënë zëdhënësja e Ministrës së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer të hënën deklaroi se Pentagoni ka dijeni për përgatitjet e sulmit të ri kimik nga ushtria besnike e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, kurse nga Damasku dje u mohuan pretendimet e tilla.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Heather Nauert ka thënë se SHBA-të nuk do t’i zbulojnë provat për përgatitjen e sulmit.

Nga Shtëpia e Bardhë gjithashtu u njoftua se regjimi i Asadit do të paguajë çmim të lartë nëse kryen sulme me armë të ndaluara kimike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne