Rusia hedh poshtë paralajmërimin e SHBA për sulmin kimik nga qeveria siriane

Rusia ka hedhur poshtë një paralajmërim nga Shtëpia e Bardhë se qeveria siriane po bën “përgatitje” për një sulm të ri kimik, duke thënë se akuzat e tilla janë të papranueshme.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, tha se “kërcënime të tilla për udhëheqësit e ligjshëm të Sirisë janë të papranueshme”. Zyrtari rus gjithashtu denoncoi administratën e presidentit amerikan Donald Trump për përdorimin e frazës “një tjetër sulm i armëve kimike”. Peskov tha se asnjë hetim i pavarur në sulmin e muajit prill nuk u krye përkundër thirrjeve të Rusisë për një gjë të tillë dhe shtoi: “Kjo është arsyeja pse ne nuk mendojmë se është e mundur të fajësojmë forcat e armatosura siriane”. Në Moskë të martën, një ligjvënës i lartë rus hodhi poshtë paralajmërimin e fundit të SHBA, duke e konsideruar atë si “provokim”. Frants Klintsevich, nënkryetari i parë i komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë në dhomën e sipërme të parlamentit rus, akuzoi Uashingtonin për “përgatitjen e një sulmi të ri ndaj pozicioneve të forcave siriane”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne