Rusia i dhuron Sirisë tre sistemeve raketore S-300

Rusia i ka dhuruar Sirisë tre grupe të sistemeve raketore S-300PM, ku secila përmban tetë raketa, njoftojnë sot mediat ruse, duke iu referuar burimeve diplomatike ushtarake.

“Më 1 tetor, tre grupe të batalionit të sistemit S-300PM të tetë lansuesve u dërguan në Siri”, tha një burim.

Sipas të njëjtit burim, këto sisteme u vendosën më parë në një nga regjimentet e forcës ajrore ruse, të cilat tani përdorin sistemet S-400 “Triumfi”.

“Sistemet S-300 janë rinovuar në kompanitë ushtarake ruse dhe janë në gjendje të aftë për misione luftarake”, tha i njëjti burim, duke vënë në dukje se sistemet S-300PM u dërguan në Siri pa asnjë kosto nga ana siriane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne