Rusia ka nevojë për më shumë xhami për shkak të rritjes së numrit të muslimanëve

Muslimanët do të përbëjë 30 për qind të popullsisë së Rusisë deri në vitin 2034, tha të hënën mufti i madh i vendit, duke shtuar se për këtë arsye nevojiten më shumë xhami në vend.

Duke folur në një konferencë në Moskë, Shejh Ravil Gainutdin tha se numri i muslimanëve në Rusi po rritet çdo ditë.

“Sipas parashikimeve të ekspertëve, 30 përqind e popullsisë së Rusisë do të përbëhet nga muslimanët pas 15 vjetësh,” tha Gainutdin.

Ai kujtoi se gjatë festës së Kurban Bajramit të vitit të kaluar, më shumë se 320,000 muslimanë erdhën në xhami në Moskë për të kryer lutjet e tyre, duke thënë se ky ishte një numër “rekord”.

Duke vënë në dukje se numri i atyre që kryejnë lutje gjatë festiva islame është në rritje krahasuar me vitet e mëparshme, Gainutdin tha se është një tregues i numrit në rritje të muslimanëve në vend.

Ai tha gjithashtu se kishte nevojë për dhjetra xhami të reja në qytetet e mëdha të Rusisë.

Në një intervistë të vitit të kaluar me Agjencinë Anadolu, Gainutdin tha se komuniteti musliman në Rusi ishte 25 milionë dhe vazhdon të rritet.

Arsyeja për rritjen është kryesisht për shkak të dy faktorëve: shkalla e lartë e lindjeve midis familjeve muslimane dhe me ardhjen e njerëzve nga Azia Qendrore, shtoi ai.

Shumica e muslimanëve në vend jetojnë në Moskë dhe zona të tjera të mëdha metropolitane si Shën Petersburg dhe Jekaterinburg, sipas Gainutdin.

Burimi : Agjencia Anadolu / ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne