Rusia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes ajrore në Rumani me qëllim të respektimit të traktatit bërthamor, i cili ishte arritur në përfundim të Luftës së Ftohtë.

Përpos sistemit mbrojtës, ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet që për të njëjtën arsye t’i shkatërrojnë edhe pajisjet ushtarake pa pilotë. Bëhet e ditur se kjo kërkesë i është dorëzuar zyrtarisht atasheut ushtarak të SHBA-së në Moskë, i cili ishte thirrur për të raportuar për tërheqjen e vendit të tij nga traktati.

SHBA u tërhoq para disa ditësh nga Traktati për Armët Bërthamore, i cili ishte nënshkruar në vitin 1987.

 

21