Rusia konfirmon mbështetjen e ShBA-së ndaj PKK-së

Rusia deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) deri më sot kanë krijuar rreth 20 baza ushtarake në rajonet e kontrolluara nga YPG-ja, që është zgjatimi organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë tha se ShBA-ja vazhdon të mbështesë organizatën terroriste YPG me armatim të nivelit të lartë.

Kurse Aleksandr Venediktov, zv/sekretar i Sigurisë Ndërkombëtare të Komitetit të Sigurisë së Rusisë, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës u sigurojnë armë moderne terroristëve të YPG-së.

-“Transporti i këtyre armëve moderne dhe mbështetja ushtarake që vazhdon nga ana e ShBA-së ka provokuar edhe operacionin (Dega e Ullirit) e Turqisë në rajonin Afrin të Sirisë”- tha Venediktov./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne