Rusia kritikoi ashpër ShBA-në në KS e OKB-së për çështjen e Iranit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mblodh për të diskutuar në lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran.

Përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley deklaroi se populli iranian bëri kryengritje ndaj qeverësë në më shumë se 79 qendra.

“Njerëzit e guximshëm të ngopur nga qeveria shtypëse morën pjesë në protesta duke rrezikuar jetët e tyre”, bëri të ditur Haley ndërsa shtoi se bota duhet ta përshëndetë guximin e popullit të Iranit.

Duke e bërë të ditur se “zëri i iranianëve duhet të dëgjohet”, ambasadorja Haley tha se “Irani ka shpenzuar të paktën 6 miliardë dollarë për të përkrahur regjimin e Esadit në Siri dhe populli i vetëdijshëm për këtë protestoi kundër qeverisë”.

Haley shtoi se Irani huthive në Jemen u dërgoi me miliona dollarë dhe raketa për ti hedhur në vendet fqinje, ndërsa pretendoi se të ardhura e një familjeje mesatare në Iran janë ulur për 50% në krahasim me gjendjen e tyre para 10 vitesh.

Ambasadorja amerikane mbrojti qëndrimin se populli doli nëpër rrugë për të protestuar që “qeveria të mos përkrahë më terrorin dhe të mos dërgojë me miliarda dollarë vrasësve dhe diktatorëve”.

“Vendet që përkrahin lirinë dhanë përkrahjen e tyre popullit të Iranit, por duhet të bëjmë më shumë”, shtoi Haley.

Duke tërhequr vëmendjen në shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran dhe se qeveria e këtij vendi pengoi qasjen në internet në përpjekje për të heshtur popullin, Haley tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen pranë njerëzve të cilët kërkojnë liri, mirëqenie dhe pranë iranianëve, të cilët kërkojnë respekt për vendin e tyre. Ne nuk mund të mbetemi të heshtur në lidhje me këtë çështje”.

Ndërkaq përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadori Vassiliy Nebenzia kritikoi paraqitjen e protestave në Iran nga ana e ShBA-së në KS të OKB-së.

Nebenzia, i cili akuzoi ShBA-të për ndërhyrje në çështje të brendshme të Iranit me “arsyetime të rreme”, tha se “Sot edhe njëherë dëshmojmë se ShBA-të e keqpërdorin KS të OKB-së. Lëni që Irani të merret vet me problemet e tij. Në vend se të përqendrohemi në problemet që jetohen në Afganistan, Siri, Libi, Jemen, Korenë e Veriut dhe Aftikë, ju shpenzoni kot energjinë e Këshillit”.

Ndërkaq edhe përfaqësuesi i përhershëm i Francës në KS të OKB-së, ambasadori François Delattre bëri të ditur se protestat në Iran nuk kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndërsa paralajmëroi se çdo ndërhyrje ndaj këtij vendi do të ketë pasoja.

Ndërsa përfaqësuesi i Anglisë, ambasadori Matthew Rycroft duke aluduar në humbjet e jetëve të jetuara gjatë protestave bëri thirrje për ndaljen e ngjarjeve të dhunës.

Rycroft tha se zbatimi i dënimit kapital, kufizimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë fetare në Iran janë shumë shqetësuese, ndërsa shtoi se “Një Iran stabil dhe i begatë do të jetë në dobi për rajonin dhe më gjerë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne