Rusia mbështet thirrjen e Erdoganit për tregti me monedhë kombëtare

Nga Rusia ka ardhur një deklaratë në mbështetje të thirrjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për ta zhvilluar tregtinë me monedhë kombëtare.

Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se Moska po bën përpjekje për ta realizuar këtë me të gjitha vendet.

“Ne e vlerësojmë pozitivisht propozimin për tregti me monedhë kombëtare me Turqinë dhe kjo çështje është në agjendën tonë për një kohë të gjatë”,- u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dhe shtoi: “Çështja e përdorimit të monedhës kombëtare në operacionet reciproke tregtare prej kohësh vazhdon të trajtohet nga Rusia në mënyrë konsekuente në nivele të ndryshme, përfshi edhe nivelin më të lartë. Kryetari i Shtetit, Vladimir Putin e ka thënë shumë herë që një gjë e tillë është e mundur, madje është e përshtatshme”.

Peskov tha gjithashtu se po punohet me kujdesin maksimal për të kaluar në tregtinë me monedhë kombëtare./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne