Bota

Rusia merr me qera për 49 vjet bazën Tartus të Sirisë

Rusia ka nënshkruar një akord me qeverinë e Sirisë për marrjen e bazës Tartus me qera për një afat kohor prej 49 vitesh.

Marrëveshja u nënshkrua nga Juri Borisov zv/kryeministër i Rusisë dhe nga Bashar Asad prisdnet i Sirisë. Rusia ka konfirmuar dislokimin e sistemit të saj raketor S-300 në portin Tartus të Sirisë. Lajmi për dislokimin e këtij sistemi mbrojtës ajror në qytetin bregdetar Tartus të Sirisë është konfirmuar nga Juri Borisov zv/kryeministër i Rusië. Rusia ka ngritur prej mbi një viti një bazë detare në qytetin port sirian të Tartusit, por tashmë konfirmon se atje ka dërguar edhe sisteme të mbrojtjes ajrore të njohura si “S-300”. Zv/kryeministri i Rusisë tha se qëllimi i dërgimit të këtij sistemi është garantimi i sigurisë së bazës nga ndonjë sulm i mundshëm nga ajri. “Më lejoni t’iu kujtoj se sistemi S-300 është një sistem me qëllime tërësisht mbrojtëse, ndaj dhe nuk përbën asnjë kërcënim për askënd”, tha Juri Borisov. “Mbetet e paqartë se, përse dërgimi i një sistemi të tillë atje shkaktoi një alarm kaq të madh mes partnerëve tanë perëndimorë”, vijoi ai. Rusia me sistemet e saj raketore S-300 dhe S-400 ka garantuar mbrojtjen e saj ajrore në dy baza Tartus dhe Hamimim të Sirisë./ PT

OPINIONE