Rusia mohon lajmin se ka humbur 7 avionë luftarakë në Siri

Rusia ka mohuar njoftimet e medias se shtatë avionë luftarakë të saj janë shkatërruar në një sulm të terroristëve në një bazë në Sirinë veriperëndimore.

Në një deklaratë të enjten, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se vetëm dy ushtarakë rusë u vranë gjatë granatimeve nga militantët e huaj të sponsorizuar nga grupet takfiriste që veprojnë në Siri. Ministria tha se raporti në të përditshmen Kommersant të Rusisë se shtatë aeroplanë ushtarakë ishin “shkatërruar praktikisht ” në sulmin në bazën ajrore Hmeimim në krahinën bregdetare të Latakias ishte “i rremë”. “Ndërsa ra nata, baza ajrore e Hmeimimit u sulmua me mortaja nga një grup i lëvizshëm militantësh. Si rezultat i granatimeve, dy ushtarakë rusë u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne