Rusia mund të dënojë me burg personat që zbatojnë sanksionet amerikane

Ligjvënësit rusë janë duke synuar që të bëjnë të dënueshëm me burgim deri në katër vjet zbatimin e sanksioneve të vëna nga Shtetet e Bashkuara apo shtetet e huaja, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse të premten, transmeton Reuters.

Projektligji parashikon burgosjen e çdo individi apo përfaqësuesi në Rusi që refuzon të bëjë biznes me ndonjë qytetar rus për shkak të sanksioneve amerikane apo të vendeve tjera.

Një krim i tillë mund të ndëshkohet me katër vjet në burg apo kufizime tjera të ashpra.

Po i njëjti projektligj parashikon që të dënojë qytetarët rusë që u ndihmojnë qeverive të huaja për të sanksionuar Rusinë, duke u ofruar këshilla apo informacione.

Kjo e fundit do të ndëshkohej me tri vjet burgim apo gjobë në vlerë të 8,110 dollarëve, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka thënë muajin e kaluar se mbështet idenë që sanksionet të cilësohen vepra penale duke thënë se një gjë e tillë mbron kompanitë ruse për të mos humbur vendet e punës, njofton REL

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne