Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se mundësia e konfrontimit ushtarak midis SHBA dhe Koresë së Veriut është shumë e madhe.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar agjencinë ruse të lajmeve Rusia Aljum, Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, ka thënë se mundësia e konfrontimit ushtarak midis SHBA dhe Koresë së Veriut është shumë e madhe. Ai ka shtuar: Unë mendoj se rreziku për konfrontim ushtarak është shumë i lartë, posaçërisht kur shohim kërcënimet direkte të Uashingtonit dhe Penianit për sulme ushtarake kundër njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, pas retorikës armiqësore të ditëve të fundit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, është përpjekur të zbusë tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, duke thënë se Uashingtoni ishte ende i interesuar në zgjidhjen e krizës përmes diplomacisë. Gjatë një fjalimi në Kaliforni në orët e vona të së enjtes, shefi i Pentagonit tha se ishte detyra e tij të qëndronte gati për një konflikt të mundshëm, por shtoi se lufta do të ishte katastrofike. Sipas Mattis, përpjekjet diplomatike të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe ambasadores amerikane në OKB, Niki Haley, po japin frytet e para. Megjithatë, ai nuk dha detaje lidhur me përpjekjet diplomatike që po zhvillohen: “Tragjedinë e luftës bota e njeh shumë mirë. Ajo nuk ka nevojë për ndonjë karakterizim tjetër përveç faktit se do të ishte katastrofike”./ PT

20