Rusia, ndërmjetëse e bisedimeve me liderët afganë dhe talibanë

Rusia zyrtare deklaroi të shtunën se presidenti afgan Ashraf Ghani është pajtuar për të dërguar një grup të politikanëve për bisedime paqësore në Moskë, ku do të marrë pjesë edhe një delegacion përfaqsues i talibanëve.

Rusia në gusht ka propozuar mbajtjen e bisedimeve multilaterale në Moskë, duke ftuar 12 shtete dhe talibanët për të qenë të pranishëm në samit muajin e ardhshëm. Por, takimi ishte shtyrë pas refuzimit të ftesës nga presidenti afgan, me arsyetimin se bisedimet me grupin Taliban duhen të udhëhiqen nga qeveria afgane.

Në një njoftim për media, Ministria e Jashtme ruse ka bërë të ditur se bisedimet janë konfirmuar të mbahen më 9 nëntor.

“Do të jetë hera e parë që një delegacion politik i talibanëve do të marrin pjesë në këtë takim ndërkombëtar të nivelit të lartë”, thuhet në njoftim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne