Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, kanë rënë dakord që Rusia të ndërtojë centralin e parë bërthamor në këtë ish republikë sovjetike.

Marrëveshja është arritur gjatë vizitës së Putinit në Tashkent të premten, ku dy burrështetasit urdhëruan fillimin e punës përgatitore në lokacionin e ardhshëm.

Sipas vlerësimeve, centrali i ri që do të ndërtohet në rajonin Navoi, do të ketë koston prej rreth 11 miliardë dollarë. Uzina do të ketë dy reaktorë bërthamorë me kapacitet prej 1.200 megavat, ndërsa me punë do të fillojë në vitin 2028.

Putin nga ana e tij tha se Moska është e gatshme të zgjerojë lidhjet e teknologjike dhe ushtarake me Tashkentin zyrtar, përfshirë edhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve, raporton Anadolu Agency.

Mirziyoyev ndërkohë, deklaroi se kompanitë ruse dhe ato uzbeke, mund të zgjerojnë bashkëpunimin edhe në sferën e tekstileve dhe plehrave duke i shitur produktet në tregun ndërkombëtar.

21