Rusia nis bisedimet për gazsjellësin me dy Koretë prej 2.5 miliardë dollarësh

Kompania ruse Gazprom e energjisë ka rifilluar bisedimet me Seulin lidhur me ndërtimin e një tubacioni gazi që lidh Rusinë me Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.

“Situata politike ka ndryshuar. Pala e Koresë së Jugut ka kontaktuar Gazprom në lidhje me rifillimin e këtij projekti. Një seri bisedimesh janë zhvilluar, teksa negociatat po vazhdojnë” tha zëvendëskryetari i Komitetit të Menaxhimit Vitali Markelov.

Projekti për të bashkuar Gadishullin Korean me një tubacion gazi është diskutuar për një kohë të gjatë, por bisedimet zyrtare filluan në vitin 2011. Bisedimet u ngrinë pasi marrëdhëniet midis Seuli dhe Phenianit u përkeqësuan.

Në mars, Seul njoftoi se është gati të rifillojë projektin. Sipas ministrit të Jashtëm të Koresë së Jugut, Kang Kyung, “nëse Veriu merr pjesë në bisedimet mbi bashkëpunimin energjetik të Azisë Verilindore, ai do të shërbejë si një katalizator që ndihmon në lehtësimin e tensioneve gjeopolitike në rajon”.

Koreja e Jugut, ka nevoja të shumta për energji dhe është e detyruar të blejë dërgesa më të shtrenjta të gazit natyral të lëngshëm.

Nëse tubacioni do të ndërtohet, do të përgjysmonte koston e gazit për vendin

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne