Rusia përgatitet të tërheqë forcat ruse nga Siria

Kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë deklaroi se Moska tashmë po përgatitet të tërheqë kontigjentin e saj ushtarak nga Siria, ndërsa lufta kundër terrorizmit në këtë vend po përfundon.

“Përgatitjet janë duke u zhvilluar,” tha Nikolai Patrushev për mediat ruse të enjten, duke shtuar se tërheqja do të fillojë “kur forcat ruse të jenë gati”. Rusia do të mbajë dy baza ushtarake dhe një qendër për monitorimin e armëpushimit në Siri, si dhe “një numër të strukturave të nevojshme për të kontrolluar situatën aktuale”, vuri në dukje Patrushev. Më 20 nëntor, Presidenti rus Vladimir Putin e përgëzoi presidentin sirian Bashar Asad për fitoret e fundit të arritura nga ushtria siriane kundër terroristëve në fushën e betejës. Gjatë një takimi në Soçi, Putin shprehu gjithashtu shpresën se lufta kundër terrorizmit në Siri do të përfundonte në “të ardhmen e afërt” ndërsa Asad përshëndeti fushatën ajrore “shumë të suksesshme” të Rusisë në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne