Rusia përshëndeti samitin Trump-Jong-un

Zëdhënësi i Presidencës së Rusisë (Kremlin), Dmitriy Peskov deklaroi se vendi i tij ka mirëpritur samitin e Singaporit mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Çfarë do qofshin rezultatet, takimet e tilla kontribuojnë në eliminimin e tensioneve në gadishull dhe e largon gjendjen nga pika kritike ku ndodhej para disa muajsh. Kjo është e mirëpritur”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se pala ruse dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar se në samit është konfirmuar që rruga e vetme për zgjidhjen e problemit në Gadishullin Korean është dialogu i drejtpërdrejtë.

Peskov shtoi se nesër Putin do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Lartë Popullor të Koresë së Veriut, Kim Yong Nam, i cili ndodhet në Moskë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Futboll./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne