Rusia ka në plan të hapë zyrtarisht dy stacione të reja energjetike në Krime më 18 mars, thanë për Reuters pesë burime që kishin dijeni mbi planet.
Stacionet e energjisë ishin në qendër të një skandali ndërkombëtar kur kompania inxhinierike gjermane Siemens tha se turbinat e prodhimit energjitik ishin instaluar pa dijeninë e saj dhe sanksionet e Bashkimit Evropian rezultonin të shkelura.
Nisja e planifikuar do të përkojë me një vizitë të mundshme në Krime të Presidentit rus Vladimir Putin, thanë pesë burimet.
Technopromexport, kompania ruse që po ndërton stacionet e energjisë elektrike, nuk ka bërë komente, ndërsa Kremlini nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të menjëhershme.
Në vitin 2014 Krimea u shkëput nga Ukraina dhe u bashkua më Rusinë./yenisafak/Gazeta Impakt