Rusia proteston kundër planeve për kontrollime nga SHBA-të

Ministria e jashtme e Rusisë e ka ftuar diplomatin e lartë amerikan në Moskë për t’ia dorëzuar një notë proteste lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara për kërkime në një kompleks tregtar rus në Uashington, i cili së shpejti do të mbyllet, ka njoftuar mbrëmë kjo ministri.

Në deklaratën e ministrisë theksohet se ishte ftuar zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Moskë, Anthony F. Godfrey. Në deklaratë vlerësohet se “inspektimi ilegal” i planifikuar i objektit diplomatik rus është “një aksion agresiv i paprecedent”. Kjo ministri pretendon se kërkimi do të mund të shfrytëzohej nga shërbimet speciale amerikane për “provokime antiruse” duke “vendosur artikuj komprometues”. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se deri dje ishte afati për mbylljen e Konsullatës ruse në San Francisko dhe i dy ndërtesave të tjera diplomatike në Uashignton dhe Nju Jork, që janë shfrytëzuar si përfaqësi tregtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne