Rusia: Raportet për sulm kimik në Siri janë false

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar raportet “false” të një sulmi kimik të pretenduar se është kryer nga qeveria siriane në Ghouta Lindore, duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje ushtarake e bazuar në këto “justifikime të sajuara dhe të fabrikuara” mund të çojë në pasoja të rënda.

“Përhapja e lajmeve të rreme për përdorimin e klorit dhe substancave të tjera helmuese nga forcat qeveritare siriane po vazhdon. Një tjetër informacion i tillë i fabrikuar për një sulm të dyshuar kimik në Duma u shfaq dje, “theksoi ministria në një deklaratë të dielën. Ministria e Jashtme ruse, në deklaratën e saj, tha se Moska “kishte paralajmëruar disa herë kohët e fundit kundër provokimeve të tilla të rrezikshme”. “Qëllimi i një spekulimi të tillë mashtrues, pa ndonjë lloj argumentimi, është mbrojtja e terroristëve dhe përpjekja për të justifikuar përdorimin e mundshëm të forcës kundër Sirisë”. Ministria shtoi se të ashtuquajturat ‘helmetat e bardha’, që kanë një rol të madh në fabrikimin e akuzave për sulme kimike, “janë kapur vazhdimisht duke vepruar me terroristët, si dhe me organizata të tjera të ashtuquajtura humanitare të bazuara në Britani dhe Shtetet e Bashkuara.”/ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne