Rusia ka vendosur sanksione financiare ndaj 322 anëtarëve të elitës ukrainase dhe 68 kompanive që janë pronë e biznismenëve ukrainas.
Në mesin e personave të shënjestruar janë edhe djali i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Poroshenko, ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, shefi i Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak dhe shumë të tjerë.
Sanksionet janë njoftuar përmes një dekreti të nënshkruar nga kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë më 1 nëntor.
Sipas dekretit, qëllimi këtyre masave është të “luftojë aktivitetet armiqësore të Ukrainës ndaj qytetarëve dhe subjekteve të Rusisë dhe të normalizojë marrëdhëniet bilaterale”.
Sanksionet parashohin ngrirje të aseteve dhe pronave të këtyre personave në territorin rus.
Në mesin e personave të përfshirë janë edhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Ukrainës, ligjvënës ukrainas, biznismenë, zyrtarë presidencialë dhe kompani të mëdha ukrainase.
Yulia Tymoshenko, e cila është ligjëvënëse e Ukrainës ka thënë se “sanksionet e Kremlinit nuk më shqetësojnë shumë”.
Në mesin e personave në shënjestër të sanksioneve janë:
djali i Presidentit Petro Poroshenko, Oleksiy
ministri i Brendshëm Arsen Avakov
shefi i Shërbimit të Sigurisë Vasyl Hrytsak
zëvendës kryeministrja Ivanna Klympush-Tsintsadze
biznesmeni Viktor Pinchuk
ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko
ish-kryeministri Arseniy Yatsenyuk
ish-kreu i Grupit Ultranacionalist i Sektorit të Djathtë Dmytro Yarosh
Sanksionet u njoftuan me një dekret të nënshkruar nga kryeministri Dmitri Medvedev, botuar në faqen e internetit të qeverisë më 1 nëntor.
Në dekret thuhet se qëllimi i masës është “kundërvënia ndaj aktiviteteve jo miqësore të Ukrainës ndaj shtetasve dhe subjekteve ruse si dhe normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe”.
Në listën e sansioneve përfshihen gjithashtu:
sekretari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen Oleksandr Turchynov
ministri i Mbrojtjes Stepan Poltorak
zëvendësministri i Mbrojtjes Anatoliy Petrenko
shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Viktor Muzhenko
nënkryetarja e parlamentit Iryna Herashchenko
udhëheqësi veteran i Tartarëve të Krimesë Mustafa Dzhemilev