Rusia: SHBA përdor bomba me fosfor të bardhë në Siri

Rusia theksoi se avionët e SHBA po përdorin bomba me fosfor të bardhë në sulmet ajrore kundër zonave të populluara civile në lindje të lumit Eufrat në Siri, duke shkaktuar shumë viktima civile.

“Amerikanët kanë rifilluar sulmet ajrore intensive kundër vendbanimeve të kontrolluara nga terroristët përgjatë bregut lindor të Eufratit”, tha të enjten zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova. Sipas banorëve lokalë, avionët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA përdorin “municione me fosfor të bardhë” në sulmet ajrore të tyre, tha Zakharova duke folur në një konferencë shtypi në Moskë. Municionet me fosfor të bardhë janë të ndaluara nën Protokollin e parë Shtesë të vitit 1977 të Konventave të Gjenevës. Komentet e zëdhënëses ruse erdhën pasi agjensia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA raportoi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka kryer sulme të reja ajrore kundër zonave të banuara në provincën lindore të Sirisë, Deir al-Zur, duke përdorur bomba thërrmuese të ndaluara ndërkombëtarisht. Ministria siriane e Punëve të Jashtme dënoi sulmin e fundit ajror të SHBA kundër qytetit lindor të al-Shafatit, i cili la më shumë se 60 njerëz të vrarë dhe të plagosur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne