Rusia: SHBA po zhvillon një strategji të re lufte të quajtur ‘Kali i Trojës’

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valeriy Gerasimov tha se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka filluar të zhvilloj një strategji të re lufte të quajtur Kali i Trojës i Pentagonit.

Gerasimov foli në konferencën për zhvillimin e strategjisë ushtarake, duke u shprehur se: “Strategjia e re e SHBA-së parashikon që me qëllim të destabilizimit të situatës në vendet e marra në shënjestër, ‘krahu i pestë’ të përfitoj nga potenciali i protestës si dhe sulmimi i objektivave më të rëndësishme me armë teknologjike të avancuara.”

Duke theksuar se Rusia është e gatshme të parandalojë të gjitha strategjitë e tilla, Gerasimov u shpreh kështu: “Shkencëtarët tanë ushtarakë, në partneritet me Shtabin e Përgjithshëm, në vitet e fundit, kanë zhvilluar qasje konceptuale për të neutralizuar agresionin e armiqve të mundshëm.”

Gerasimov u shpreh se në bazën e reagimit të Rusisë qëndron “strategjia aktive e mbrojtjes” e cila parashikon masa për të neutralizuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare, si dhe shtoi se: “Ne duhet të jemi përpara armikut në çështjen e zhvillimit të strategjisë ushtarake, ne duhet të bëjmë një hap përpara.”

Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së, gjenerali David Goldfein tha se Pentagoni ka zhvilluar një strategji të re lufte kundër Rusisë dhe Kinës, të quajtur ‘Kali i Trojës’.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne