Rusia: ‘Shumë spiunë’ veprojnë në ambasadën amerikane në Moskë

Rusia thotë se SHBA po strehon “shumë” spiunë në ambasadën e saj në Moskë, duke paralajmëruar se mund të dëbojë disa diplomatë amerikanë mes një konflikti diplomatik të thelluar midis dy vendeve.

“Ka shumë punonjës të CIA-s dhe të Pentagonit nën kulmin e misionit diplomatik amerikan, aktivitetet e të cilëve nuk korrespondojnë me statusin e tyre”, citoi të premten agjencia e lajmeve Tass të Rusisë zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Ajo gjithashtu kujtoi se publiku duhet të ketë dëgjuar për “aventurat” e disa prej spiunëve amerikanë, duke shtuar se “gjithçka ishte në dispozicion të publikut”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne