Rusia: Sulmet e Izraelit kanë kapërcyer qëllimet e luftës kundër terrorit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Vershinin, tha se sulmet e Izraelit në Siri kanë dalë jashtë kuadrit të luftës kundër terrorit.

Vershinin bëri deklarata për median ruse dhe duke nënvizuar se sulmet izraelite në Siri kanë krijuar destabilitet tha: “Nuk duhet hedhur asnjë hap që del jashtë objektives së luftës kundër terrorit”.

Ai rikujtoi se vija e pengimit të përleshjeve ndërmjet Rusisë dhe Izraelit në Siri funksionon prej një viti dhe duhet që të ndalen sulmet e Izraelit në Siri.

Zëvendësministri rus tha se në samitin e liderëve, që do të zhvillohet ndërmjet Turqisë, Rusisë dhe Iranit në qytetin Soçi të Rusisë në datën 14 shkurt, do të shqyrtohet gjendja e fundit në qytetin Idlib të Sirisë dhe tërheqja e trupave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ky vend.

Izrael, që kur ka filluar lufta civile në Siri në vitin 2011 e deri më sot herë pas here ndërmerr sulme ndaj këtij vendi.

Sulmet, ndërkohë që fokusohen në territoret ku janë dislokuar grupet e mbështetura nga Irani në jug të vendit, kohët e fundit kanë marrë në objektivë forcat e Hizbullahut./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne