Rusia teston me sukses raketën Iskander-M

Sipas një raporti Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të hënën për testimin e suksesshëm të sistemit të raketave Iskander-M.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se testimi i sistemit të raketave strategjike bërthamore Iskander-M, u krye në nivelin më të lartë të suksesit dhe ishte pika kulminante e manovrës ushtarake të Rusisë e koduar Zapad-2017 që po zhvillohet në perëndim të Rusisë. Sipas rrjetit të lajmeve Russia Today, sistemi raketor Alexander-M për herë të parë hyri në përdorim në ushtrinë ruse në vitin 2013./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne