Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov tha se meqë grupet terroriste janë në zhdukje në Siri, forcat amerikane duhet të largohen nga Siria.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Interfax të Rusisë të enjten, Sergej Lavrov shtoi se prania e forcave amerikane nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, as nuk janë të mirëpritur nga qeveria siriane.

Prandaj, tha ai, forcat amerikane duhet të largohen nga territori sirian sapo mbetjet e terroristëve të eliminohen plotësisht nga Siria.

Ministri i Jashtëm rus parashikoi se fitorja mbi terroristët do të vijë në të ardhmen e afërt.

Zgjidhja e krizës siriane në mënyrë paqësore ishte një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Rusisë gjatë vitit të kaluar, tha Lavrov, duke shtuar se kjo u realizua nëpërmjet bashkëpunimit me Iranin dhe Turqinë në bisedimet në Astana.

Armëpushimi mes forcave qeveritare dhe opozitës u arrit si rezultat i bisedimeve në Kazakistan, tha ai.

Armëpushimi u dha forcave siriane mundësinë për të mposhtur grupin terrorist të Daesh (ISIS).

Raundi i tetë i bisedimeve në Astana u mbajt në 21-22 dhjetor 2017në kryeqytetin e Kazakistanit. Tre garantuesit e paqes – Irani, Turqia dhe Rusia njoftuan në fund të bisedimeve se pjesa e katërt e bisedimeve do të mbahet në Soçin të Rusisë në janar, 2018.

Burimi : IRNA/ ML

36