Rusia: Vendimi i SHBA-së për Lartësitë e Golanit çon në luftë

Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin u shpreh se vendimi i SHBA-së për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit është një rrugë e drejtpërdrejtë për luftë.

Krahu i ulët i parlamentit rus, kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin ka paralajmëruar për pasojat e rrezikshme të vendimit të SHBA-së për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë e aneksuara të Golanit.

Volodin i cili u takua me presidentin libanez Mishel Aun në Duma, u shpreh se: “Në fakt, ky vendim është marrë duke injoruar Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Prandaj, të gjitha shtetet duhet të diskutojnë në lidhje me këtë vendim. Nëse, në të ardhmen, bota do të vazhdojë të bëjë përparim në drejtim të vendimeve të tilla, të gjithë mund të vijnë në një gjendje lufte kundër njëri-tjetrit.”

Volodin u shpreh se pajtohet me mendimin e presidentit të Libanit, si dhe u shpreh se: “Kjo është një rrugë që çon drejtpërdrejt në luftë.”

“Duhet të bëhet gjithçka për të mos lejuar që tensioni të përshkallëzohet”, tha Volodin, duke bërë thirrje për forcimin e sigurisë globale përmes dialogut.

Volodin u shpreh se: “Ne e shohim këtë si detyrë të Dumës dhe të Republikës së Libanit, së bashku me kolegët tanë, që të jenë më aktivë në dimensionin parlamentar.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne