Rusia vendos të dëbojë 23 diplomatë britanikë

Rusia ka vendosur të dëbojë 23 diplomatë britanikë pas tensioneve mes dy vendeve që pasuan helmimin me agjentë nervorë të një ish-spiuni rus dhe të bijës së tij në Britani.

Lëvizja e Kremlinit vjen në përgjigje të vendimit të Britanisë së madhe për të dëbuar 23 diplomatë rusë.

Diplomatët rusë u urdhëruan të linin Britaninë pas incidentit të 4 Marsit, për të cilin Londra fajëson Moskën.

Sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme tha se 23 diplomatë të Ambasadës Britanike në Moskë do të shpallen “non-grata” dhe do të dëbohen brenda një jave.

Ish-spiuni rus, 66-vjeçari Sergei Skripal dhe e bija e tij 33-vjeçare, mbeten në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve në spital, pasi u gjetën pa ndjenja në një stol në Qytetin Wiltshire.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne