S-300, Izraeli kërcënon Rusinë!

Regjimi i Tel-Avivit pretendon se ka mposhtur sistemin raketor rus S-300 në Masiaf të Sirisë, ku ka kryer sulmin e tij të fundit nga qielli libanez.

Tel Avivi thotë se ka arritur të përdorë raketa Rampage, supersonike dhe të afta për të verbuar bateritë raketore S-300. “Këto janë raketa që mund të shkatërrojnë objektiva shumë të mbrojtura si bunkerët”, thotë gazetari i Telepolis, Florian Rötzer. Rötzer citoi mediat izraelite duke raportuar se forcat ajrore të Izraelit kishin përdorur raketën supersonike për herë të parë javën e kaluar, duke shkatërruan një hangar të madh dhe tre ndërtesa në provincën siriane të Hamas, pikërisht në Masiaf. Rötzer vazhdoi të shpjegojë se operacioni i raportuar nga Izraeli është përshkruar në media si një reagim ndaj forcimit të mbrojtjes ajrore të Sirisë nga Rusia dhe e cila është “e lidhur me Qendrën e Komandës së Integruar Ruse C-3”. Izraeli pretendon kështu se ka mposhtur Komandën ruse C-3.

Në tetor 2018, Moska i dorëzoi bateritë S-300 Damaskut për të përforcuar sigurinë e forcave ushtarake ruse të stacionuara në Siri. Më vonë në tetor, bateritë raketore S-300 u integruan në ushtrinë siriane si hakmarrje për rrëzimin e një avioni Il-20 rus, të provokuar nga Izraeli. Sipas Rötzer, raketat “Rampage” mund të kenë aftësi për të mposhtur sistemet e mbrojtjes raketore, duke përfshirë S-300. Sulmet ajrore në Hama mund të konsideroheshin si reklamë për produktet e reja të armëve izraelite, të cilat gjithashtu duhet të kenë një efekt kërcënues ndaj Rusisë. Yoel Strick, një gjeneral në pension i ushtrisë izraelite, tha për YNet News se nëse Siria do të përdorte sistemet S-300 rusë kundër aeroplanëve izraelitë, “sulmi kundër këtyre sistemeve do të perceptohej si një gjest i ligjshëm nga ana jonë”. Analistët politikë thonë se pavarësisht marrëveshjes së dukshme ruso-izraelite, këto paralajmërime të njëpasnjëshme nga ushtria izraelite nuk janë dhe aq të pafajshme: A po përgatitet Izraeli për të goditur sistemet S-300, me qëllim që Rusia të humbasë tregun e saj të lulëzuar, pasi të gjitha vendet në Lindjen e Mesme po priren të zëvendësojnë sistemet Patriot me S-400? Por ka edhe më shumë: marrëveshja ajrore midis Rusisë dhe Izraelit mund të rezultonte e shkurtër dhe e dështuar siç ishte rasti i rrëzimit të avionit rus Il-20, nëse Izraeli mendon se është më i fortë se Rusia./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne