Sa është vlera e jetës së muslimanëve të Kashmirit?

nga Zekeriya Kursun.

Një konflikt i ri shpërtheu ndërkohë që bota ishte e zënë me betejën për pushtet midis SHBA-së dhe Rusisë në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjes së madhe të arritur mes tyre në Siri. Pakistani dhe India janë në prag të luftës. Ashtu sikurse kriza e avionit që ndodhi midis Turqisë dhe Rusisë edhe këto dy vende zunë titujt e mediave botërore falë një sërë akuzash që hodhën ndaj njëri-tjetrit.

Kashmiri nuk është vetëm problem i Pakistanit

Kashmiri, i cili ndodhet në veriperëndim të Indisë dhe në verilindje të Pakistanit, ka qenë problemi kryesor për të dy vendet. Edhe pse çështja e Kashmirit ka qënë gjithmonë e lidhur me historinë e Pakistanit që nga pavarësia e tij nga India pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në të vërtetë rrënjët e saj futen thellë në histori.

Kashmiri, i cili përqafoi plotësisht Islamin gjatë kohës së perandorive mongole dhe khanateve, është bërë një fushë beteje midis forcave që donin të dominonin rajonin. Në pjesën më të madhe të kohës, fati i rajonit është përcaktuar nga forcat pushtuese. Megjithatë, shkaku aktual i krizës së sotme është fakti se e drejta për të sunduar mbi rajonin u shit nga ana e britanikëve menjëherë pas zaptimit të administratës së Jammu-s për 500 mijë rupi që përfaqëson sot anën indiane të rajonit. Ky krim i madh i kryer, i cili korrespondon me 3 rupi për secilin banor të Kashmirit, nëse do e ndanim këtë sasi për popullatën e kohës, do të jetë një burim i vazhdueshëm turpi për një vend që supozohet se largoi skllavërinë. Sigurisht që popullsia myslimane vendase e protestoi këtë vendim dhe kohë pas kohe pati edhe kryengritje. Megjithatë, ashtu sikurse administrata britanike veproi në Palestinë me rregulloret e bëra gjatë viteve 30, ata i lidhën duart e muslimanëve të Kashmirit. Për më tepër, në një orvatje për të gjetur një rrugëdalje, disa liderë muslimanë preferuan madje të bashkëpunonin edhe me liderët e moderuar të Indisë, megjithatë nuk arritën ndonjë rezultat të mirë.

Kur Pakistani doli si një vend i pavarur në vitin 1947, Kashmiri i cili përbëhej kryesisht nga emiratet muslimane sundohej nga një hindu, Gulab Singh. Ndarja Pakistan-Indi në të vërtetë përfaqësonte një ndarje muslimanë-hindu dhe normalisht pritej që Kashmiri të bëhej pjesë e Pakistanit. Megjithatë kjo nuk ndodhi. Pasi që britanikët favorizuan Indinë, Kashmiri u nda në dy pjesë dhe shumica e tij mbeti nën sundimin indian. Kështu, ky problem historik është bërë gjithnjë e më i dukshëm sot dhe është shndërruar në një konflikt të pazgjidhshëm. Një tokë 740 km e gjatë që nuk i përket askujt dhe që përshkruan të dy vendet, ka qenë dëshmitare e shkeljeve dhe konflikteve të vazhdueshme.

Nëse kthehemi në histori, shohim se kriza e Kashmirit është ndizeur në intervale kohore prej pesë deri në gjashtë vjet që nga viti 1947 paralelisht me krizat e tjera në botë. Prandaj të dyja palët i kanë ndërtuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe në bazë të kësaj çështje, madje edhe shpenzimet e tyre të mbrojtjes i kanë bërë në përputhje me të. Refuzimi i propozimit të udhëheqësit legjendar pakistanez Xhinah, kundër pretendimit të Indisë se Kashmiri i takon atyre dhe për të përcaktuar të ardhmen e rajonit me një referendum, i ka shtuar çështjes një dimension të ri. Lufta e parë midis dy palëve që filloi me revoltën e muslimanëve të Kashmirit zgjati deri në vitin 1949. Në vitin 1949, kur në janar u nënshkrua mes të dy palëve me iniciativën e OKB-së një armëpushim, 65% e Kashmirit mbeti nën kontrollin indian. Një ligj i paraqitur në vitin 1957 që propozonte aneksimin e pjesëve të Kashmirit të cilat gjendeshin në kontrollin e armëpushimit dhe i vendoste ato nën sundimin indian, e ushqeu përsëri konfliktin dhe i tërhoqi të dy vendet në një luftë tjetër në vitin 1965. Edhe pse Kombet e Bashkuara bënë që të arrihej një armëpushim, çështja nuk mundi të zgjidhej dhe një luftë e tretë që shpërtheu në vitin 1971 do të sillte një krizë refugjatësh që zhvendosi miliona njerëz. Ndërsa iniciativat e Indira Gandhit dhe Zia-ul-Hakut për të zgjidhur çështjen i kushtuan atyre karrierat politike. Endrra e myslimanëve që jetonin nën administratën indiane për t’u bashkuar me Pakistanin mbeti e gjallë. Kur të dyja palët zhvilluan raketa dhe energji bërthamore dhe kryen prova bërthamore në të njëjtën kohë, konflikti u ftoh, megjithatë nuk u zgjidh plotësisht.

OKB-ja nuk ka qenë e përshtatshme

Do të ishte gabim ta shihje këtë çështje vetëm si një problem i lindur jashtë kufijve dhe ndarjen e rajonit midis sferave të ndikimit. Thelbi i konfliktit është ndarja e padrejtë e vendeve dhe rajoneve në kohën kur u krijua rendi i ri botëror si dhe e frikës së Evropës se myslimanët do të ktheheshin pas në shekujt e tyre. Evropianët që mbërritën në Indi, veçanërisht ata që u vendosën në rajon në shekullin e 19-të, u siguruan që myslimanët që nuk u bindeshin ti mbanin nën presion dhe favorizuan në anë tjetër hindut. Prandaj, ky fakt historik është shkaku kryesore i këtij problemi që kemi sot.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se çdo problem i përjetuar nga bota myslimane mbeti i pazgjidhur edhe pasi u soll në OKB, e cila u themelua menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim të rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në përputhje me botën e re për të arritur paqen botërore. Është pothuajse e njëjta kohë kur çështjet e Palestinës dhe Kashmirit erdhën në një pikë vlimi. Një rastësi tjetër e rëndësishme është se konfliktet dhe luftërat ndërmjet këtyre palëve kanë ndodhur rreth të njëjtës kohë. Në të dy konfliktet, aktorët kryesorë ishin britanikët. Në çështjet e Palestinës dhe Kashmirit, rezolutat e OKB-së vetëm se i përshkallëzuan konfliktet në vend që t’i zgjidhnin ato. Në këtë drejtim, nuk është habi që Pakistani sot po kërkon Turqinë dhe Presidentin Erdoan për të ndërmjetësuar. Për më tepër faktit se edhe India e aprovoi këtë kërkesë duke qëndruar e heshtur tregon se të dyja palët kanë hequr dorë nga shpresa për një proces të sponsorizuar nga OKB.

Shkurtimisht, Turqia, e cila është në qendër të vetëdijes botërore, mbart një përgjegjësi dhe një interes për të vendosur paqen për shkak të pozicionit dhe historisë së saj unike. Megjithatë, për fat të keq, në Turqi nuk ka institucione apo qendra kërkimore që të punojnë për “vendosjen e paqes”./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne