Sa gjatë dëshironi që të jetoni – deri 85, 90, 100 vjeç ose më shumë? Më e rëndësishme se sa gjatë ne jetojmë, është gjendja shëndetësore në moshë të shtyrë.

Personi më i moshuar deri tani i verifikuar është Jeanne Calment nga Franca që vdiq 122 vjeç në vitin 1997.

Tani, shkenctarët në SHBA besojnë se mund të ketë barërra në horizont që mund të shtyjnë kohën e sëmundjeve që vijnë me moshën dhe të rrisin vitet e shëndetshme të jetës.

Por, a do të thotë se trajtime të tilla mund të na bëjnë të jetojmë më gjatë?

Sipas Aubrey de Grey, një gjerontolog i bio mjekësisë dhe avokati kryesor i zgjatjes së jetës në botë, ka pak dyshime në besimin e tij se avancimet në shëndetësi mund të zgjasin jetën e njerëve për qindra vite.

Cilat janë sekretet e super të moshuarve? A munden barërat që të shtyjnë sëmundjet që vijnë me moshën?

“Nuk do të ketë kufi se sa gjatë njerëzit mund të jetojnë kur ta kemi plakjen nën kontroll”.

“Njerëzit do të vazhdojnë të vdesin, do të goditen nga kamionët apo aksidente të tjera, por thjeshtë do të rritet mesatarja e jetës, përveç nëse goditemi nga një asteroid”, shprehet De Grey.

Sigurisht, derisa këto ndryshime të ndodhin, tashmë kemi disa mundësi për të jetuar më gjatë.

E ato janë duke mbajtur mendjen të shëndoshë, duke bërë fitnes rregullisht, pra duke u kujdesur si për gjendjen fizike, ashtu edhe mendore, nga se si njëra ashtu edhe tjetra, janë kruciale për jetëgjatësi.

66