Sa larg janë vendet e Ballkanit Perëndimor nga shtete e BE?

Rajoni është më i varfër sesa anëtarët e bllokut por është koha për të bërë hapa parë në boshllëkun e PBB, shkruan fillimisht prestigjiozja “Financial Times”.

BE është në hall pas procesit të Brexit në 2016 dhe zgjedhjeve kombëtarë në Francë, Austri dhe vendet tjera. Në këto momente blloku po lëviz drejt zgjerimit më kundërthënës, duke u dhënë data gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor – një rajon i përfshirë nga lufta në vitet 90-të dhe akoma ka disa konteste territoriale të pazgjidhura. Dhënia e datës 2025 në strategjinë e BE gjatë shkurtit të këtij viti, për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi – dy shteteve më të avancuara në këtë proces – dhe për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën, përbën zgjerimin më të madh të BE që nga 2004, kur anëtarësimi i shteteve ish komuniste shkon në dhjetë. Por çfarë dallime sjell anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor për BE-në? Dhe sa larg duhet të shkojnë vendet e turbullta për të zbatuar këshillat standarde të bllokut?

Popullsia

Popullsia e kombinuar e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor është 18 milion banorë, pak më pak sesa Rumania që ka 20m dhe që u anëtarësua në BE gjatë 2007, sëbashku me Bullgarinë. Luftërat dhe varfëria sollën emigrime të mëdha gjatë viteve 90-të dhe 2000-të. Sot, sipas Bankës Botërore, një në katër banorë të këtij rajoni jetojnë jashtë vendlindjeve të tyre.

Ekonomia

Asnjë ekonomi e gjashtë shteteve nuk është tejet e zhvilluar. Të ardhurat e tyre janë një përqind e BE-së, ndërsa pesë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do jenë pjesë e tetë ekonomive më të dobta të BE. Ekonomi më të madhe ka Serbia, njëherësh PBB më të madhe sesa anëtarët e BE: Kroacia dhe Lituania. Ekonomia e rajonit është sa një e treta e mesatares së BE, prandaj kjo mbetet kërcënimi më i madh i anëtarësimit. Por është koha për të potencuar se përpara shtatë viteve PBB e Bullgarisë dhe Rumanisë, ishte më i vogël sesa ajo e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë sot.

Sa u takon shkëmbimeve tregtare, 70 përqind e mallrave të rajonit eksportohen në BE – një rritje nga dekada e kaluar. Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, së fundi do deklaronte “marrëdhëniet ekonomike . . .janë më të fuqishme sesa çfarë kanë qenë”.

Investimet nga kompanitë europiane kanë hapur 240.000 vende pune në Ballkanin Perëndimor nga 2003. Kjo është rreth 60 përqind e gjithë punëve të krijuara nga investimet e jashtme në rajon.

Sipas dokumentave të BE asnjë shtet “nuk mund të konsiderohet tash për tash si treg funksional ekonomik”, por perspektiva europiane u ka ndihmuar atyre për përparim të ndjeshëm. Banka Botërore konstaton se shtetet janë bërë vende më të lehta për të bërë biznes në dekadat e fundit, me Maqedoninë në krye të listës.

Kontestet territoriale

Kontestet gjeografike janë një çështje tjetër e pazgjidhur e rajonit, një ndër arsyet kryesore të luftërave në të kaluarën. “Janë disa konteste kufitare në Ballkanin Perëndimor që duhet të zgjidhen përpara anëtarësimit,” tha presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncke. Në fund, shtetet duhet të dëshirojnë pranimin në BE. Raportet e komisionit sqarojnë se anëtarësimet janë “konsensus politik dhe shoqëror dhe mbështetje për zemrat dhe mendjet e njerëzve” – këto nuk kanë qenë raste të përmendura në të kaluarën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne