Sa shume mushkonja ne vendin tone, por a jemi te rrezikuar nga malarja? Ja çfare thone shifrat

Sot eshte dita ndërkombëtare e malarjes.

25 prilli shënon ditën ndërkombëtare të malarjes dhe lind pyetja. Me kaq shumë mushkonja në vend a ndihemi ne të kërcënuar? Malaria është një sëmundje kërcënuese për jetën, e cila shkaktohet nga parazitë, të cilët iu transmetohen njerëzve, nëpërmjet pickimit të mushkonjave femra Anopheles të infektuara.

Në këtë stinë ku prezenca e këtij insekti është shumë e madhe , shtohet edhe rreziku i infektimit me këtë sëmundje. Përgjigjia globale ndaj malaries është në udhëkryq. Pas një periudhe suksesi në kontrollin e malaries, progresi ka mbetur në vend.

Ritmi i tanishëm është i pamjaftueshëm për të arritur piketat e vitit 2020 të Strategjisë Teknike Globale të OBSH-së për Malarien 2016-2030, veçanërisht për objektivat që kërkojnë një reduktim prej 40% të incidencës së rasteve të malaries dhe shkallës së vdekshmërisë.

Në vendin tonë janë disa zona të rrezikuara, sidomos ato në formë mocalesh apo kanalet , të cilat bëhen vatra evidente infeksionesh. Shumë raste me malarje janë konstatuar vitet e fundit në Fier, Vlorë etj. Spërkatje të shumta nga ajri vijojnë të ndërmeren në të gjithë vendin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bashkohet me organizatat partnere në promovimin e temës së Ditës Botërore të Malaries për këtë vit, “Gati për të luftuar malarien”. Kjo temë nënvizon angazhimin e komunitetit botëror për malarien rreth qëllimit të përbashkët për një botë pa malarie.

Në vitin 2016 pati rritje me 5 milion raste nga viti 2015 dhe vdekjet nga malaria arritën në 445 000. Fëmijët nën 5 vjeç janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj malaries, ajo merr jetën e një fëmije çdo 2 minuta.
Ekziston një vaksinë e injektueshme, e cila është vaksina e vetme deri më sot që siguron mbrojtje të pjesshme kundër malaries në fëmijët e vegjël.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne