Sadik Khan: PKK-ja po përfiton, qeveria britanike të eliminojë vakumin ligjor

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, kërkoi të enjten në mbrëmje nga qeveria britanike që të eliminojnë vakumin ligjor, nga i cili përfiton organizata separatiste terroriste PKK.

I ftuar në darkën e iftarit të organizuar nga komuniteti turk i Londrës në Xhaminë Aziziye, në veri të kryeqytetit anglez, Sadiq Khan foli me lëvdata për kontributin e qytetarëve turq në jetën ekonomike, kulturore dhe sociale të qytetit.

Ai u shpreh i kënaqur që merrte pjesë në darkën e iftarit të komunitetit turk dhe theksoi se në këto dy vite si i pari mysliman në krye të Bashkisë së Londrës, ka ndjerë fuqishëm edhe mbështetjen e qytetarëve turq apo me origjinë turke.

Khan tërhoqi vëmendjen se edhe turqit, si një pjesë e shoqërisë myslimane të Mbretërisë së Bashkuar, mund të jenë në shënjestër të islamofobisë.

“Ne po luftojmë kundër diskriminimit dhe islamofobisë. Toleranca e policisë londineze ndaj të gjitha krimeve të urrejtjes është zero”, shtoi ai.

I pyetur nëse Policia e Londrës, e cila është e varur prej tij, mbyll sytë ndaj tubimeve të herahershme të simpatizantëve të PKK-së në kryeqytet, Sadiq Khan u përgjigj me këto fjalë: “Qëndrimi im në lidhje me këtë çështje është më se i qartë. Nuk mund të pranohet që kësisoj grupesh të përfitojnë nga vakumi ligjor.”

Sipas kryebashkiakut të Londrës, nëse një grup është përfshirë në listën e terrorizmit, atëherë e jashtëligjshme bëhet automatikisht edhe pjesëmarrja në këtë grup apo simpatizimi i tij.

“Në këtë situatë, vihemi në veprim si ne ashtu edhe policia. Nëse ky grup përfiton nga vakumi ligjor, atëherë është me rëndësi që ministri i Punëve të Brendshme dhe qeveria të veprojnë për të eliminuar këtë vakum ligjor”, vlerësoi Khan duke i kërkuar qeverisë që të mos humbasë më kohë në këtë drejtim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne