Saimir Tahiri sulmon LSI-në: Na shajnë që të dalin në lajme

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se nuk e kapërdin dot lehtë faktin e shkarkimit nga posti dhe vazhdon të sulmojë indirekt LSI-në.

Gjatë takimit me strukturat në Paskuqan, Tahiri përforcoi qëndrimin e shefit të tij Edi Rama se më 18 qershor PS do të hyjë në zgjedhje, pavarësisht bojkotit të opozitës.

Tahiri iu përgjigj edhe sulmeve të eksponentëve të LSI, për të cilët tha se sulmojnë qeverinë për të dalë në lajme dhe për të mbledhur më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në cdo kuti votimi. Qeverisjen e ardhshme e përcaktojnë qytetarët, askush tjetër. Sot është kthyer në modë, duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme duhet të shash qeverinë që të bëhesh interesant, duhet të shash qeverinë që të mbledhësh ca vota më shumë. Se sa më shumë sulmojnë, aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit. Sa më shumë sulmojnë ata, me aq më shumë qytetarë duhet të flasim”, u shpreh Saimir Tahiri./syri.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne