Sakrificat për të ardhur ne Shqipëri, trajneri rus shet gjëra me vlere për ekselentin 6-vjeçar

Një histori shumë e bukur dhe interesante ka ndodhur në qytetin e Perm të Rusisë ku një trajner rus ka bërë gjithçka për nxënësin e tij 6-vjeçar për të marrë pjesë në garën botërore të shahut që do të zhvillohet në Shqipëri dhe starton ditën e nesërme deri me 29 Prill.Një djalë 6-vjeçar që quhet Misha, do të jetë një nga garuesit më të rinj në turneun e ardhshëm të shahut në botë, që do të mbahet në Shqipëri. Për të arritur aty, trajnerit jo vetëm që ju desh të shiste disa nga objektet me vlerë që kishte por gjithashtu ka kërkuar dhe ndihmën e mediave sociale.26-vjeçari Roman Artamanov e ka pasur pasion shahun që i vogël. Këtë lojë ai e ka mësuar vetë deri sa hapi një shkollë në qytetin Perm të Rusisë, ku ofron mësime shahu. Mikhail Gurishov (Misha) u bë nxënës i tij krejt rastësisht. Babai i tij shkonte me motrën e madhe të Mishës  në leksione dhe pastaj një ditë rastësisht ksihte me vete dhe Mishën.Misha (djali 6-vjeçar) tregoi interes të menjëhershëm ndaj lojës dhe shpejt ai filloi të ndiqte vetë shkollën dhe u bë lojtar më i mirë se babai dhe filloi duke fituar shumë çmime e gara në Rusi.Dhe trajneri duke spikatur aftësitë e 6-vjeçarit tha : “Ky djalë është për mua”.Dyshja erdhi në Moskë vetëm për një ditë para se të niseshin në ngjarjen më të madhe të shahut që do të zhvillohet në Shqiprëri,“The FIDE World Schools Chess Championships”, e cila do të mbahet në datat 20-29 Prill.Misha do të jetë një nga garuesit më të rinj të turneut, por sipas trajnerit të tij ai mund të mposht edhe rivalët e vjetër në kategorinë e tij.Udhëtimi drejt Shqipërisë nuk do të kishte ndodhur fare nëse nuk do të kishte qenë për përpjekjet e Artamonov. Një shumë rreth 180,000 rubla (gati $ 3,000) – u kërkua për të financuar udhëtimin në kampionat. Trajneri nuk ngurroi të shesë telefonin e tij celular për të marrë pjesë në shumën, dhe gjithashtu organizoi një turne shahu bamirësie në Perm.Gjithashtu, trajneri i 6-vjeçarit i kërkoi ndihmë edhe mediave sociale, duke kërkuar sa më shumë donacione. Për dy ditë u mblodhën shumë donacione dhe rruga drejt turneut botëror ishte e hapur.“Ne e dimë që kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Do të përfaqësojme gjithë Rusinë në kategorinë për fëmijët nën moshën shtatë vjeçare,” është shprehur Artamonov.Aleksandra Alieva e Federatës Botërore të Shahut (FIDE) me bazë në Moskë, e cila i mëson shahun fëmijëve, tha se gjashtëvjeçari luan më shumë si një i rritur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne