Nëse skuadra spanjolle Barcelona dëshiron të nënshkruajë ndonjë lojtar të ekipit anglez Liverpool para vitit 2021, do të duhej të shpenzojnë më shumë se vlera e tregut.

Kjo si pasojë e një marrëveshjeje mes dy klubeve në vitin e kaluar kur Katalunasit transferuan Philippe Coutinhon.

Marrëveshja nënkupton që çdo lojtar i Liverpoolit që Barcelona dëshiron ta transferoj deri në vitin 2021 do të ketë shtesë shumën prej 100 milionë eurosh nga vlera reale e tregut.

Nëse Barca dëshiron ta transferoj Mohamed Salah i cili sipas Transfermarkt ka vlerën prej 150 milionë eurove, largimi drejt Camp Nout do të bëhej vetëm nëse ata paguajnë 250 milonë euro.

Kjo do ta bënte atë transferin më të shtrenjtë në histori, ndërsa kjo u bë me qëllim që klubi anglez të garantojë qetësinë për largimin e yjeve drejt Spanjës së paku për tre vjet.

12