Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në zyrën e tij, një delegacion pensionistesh  gjermanë, mbështetës të xhihadisteve iraniane, te cilet pasi kane bere vrasje dhe krime ne Iran dhe ne Irak tani strehohen në Shqipëri. Berisha i cili ishte i pari qe solli ne Shqiperi Bin Ladenin, grupet vehabiste xhihadiste dhe me pas edhe MEK-un tregoi si shkoi ky takim dhe çfarë u bisedua midis tyre përmes një postimi në ‘facebook’.

Postimi i Ish-kryeministrit:

“Sot prita një delegacion gjerman të përbërë nga deputetë të Budestagut, të kryesuar nga Prof. Dr. Rita Sussmuth, Kryetare e Bundestagut (1988-1998), zotin Otto Bernhardt, Bundestag (1988-2009) dhe Bordi i Fondacionit Konrad-Adenauer, zotin Martin Patzelt, Bundestag, CDU / CSU 2013 Komisioni për Çështjet Familjare, Gratë dhe të Rinjve dhe zotin Thomas Nord, Bundestag, Partia e Majtë 2009, Komisioni për Çështjet e Bashkimit Evropian.

Anëtarët e delegacionit prej më shumë se 10 vitesh punojnë në mbështetje të opozitës iraniane dhe në këtë kuadër theksuan mirënjohjen që Shqipëria mori shumë përfaqësues të tyre si dhe më shprehën falenderimet si iniciator i këtij procesi, i cili i përgjigjet vlerave europiane.

Nga ana ime shpreha kënaqësinë që sot grupi i rezistencës iraniane jeton në paqe dhe siguri dhe jo nën kërcenimin e bombave dhe terrorit siç ishin në kampin në Irak. Ata përbëjnë sot opozitën më rezistente dhe më jetëgjatë, të cilët nuk u pajtuan me regjimin totalitar të vendit të vet.

Në takim shpreha falenderimet dhe mirenjohjen për qeverinë gjermane, për gjithë ndihmën e dhënë përgjatë këtyre viteve të ndërtimit të demokracisë dhe proceseve integruese. Theksova se procesi i afrimit të vendit tonë në BE duhet të bazohet mbi vlera, të cilat ne duhet t’i ndërtojmë.

Në këtë kontekst u shpreha se Gjermania ka treguar mbështetje dhe ndihmë ndaj Shqipërisë dhe se ka mbajtur një qëndrim objektiv dhe të drejtë. Por shpreha keqardhjen që Komisioni Europian në raportet e tij ka paraqitur një realitet të lustruar duke mos folur me një gjuhë të hapur në mbrojtje të vlerave.

Në takim shpreha gjithashtu falenderimet për Fondacionin Konrad Adenhauer për të gjithë angazhimin e tij shumëvjeçar në mbështetje të proceseve demokratike në Shqipëri dhe qeverinë gjermane, e cila ka ruajtur ndaj Shqipërisë një interes të palëkundur e shume të madh. Janë me qindra projektet e ndërtuara nga veriu në jug të vendit tone nga qeveria gjermane me fonde të taksapaguesve gjermane qe kane patur ndikim të rëndësishëm në Shqipëri. Takimi ishte i hapur.”

Berisha genjen kur thote qe keta jane deputete gjermane, kur ne fakt ata jane pensioniste dhe genjen kur i tregon xhihadistet iraniane si opozite iraniane. Edhe me heret, kur Bin Ladeni dhe banda e tij strehoej ne Shqiperi, Berisha genjente dhe i tregonte terroristet e al-Kaedes si humanitare dhe turiste.

Sali Berisha me emisaret vehabiste saudite, miqte e Bin Ladenit

Delegacioni i pensionisteve gjermane me heret vizitoi kampin xhihadist  te MEK-ut ne Manze ku atyre iu treguan selite ku MEK-u ben stervitje ushtarake, ka fabriken e trolleve apo Fake News kunder Iranit, dhe vendet ku mbahen peng me qindra iraniane. MEK-u eshte i deshperuar pasi mediat perendimore e kane kuptuar natyren terroriste te organizates dhe qeveria Rama eshte distancuar nga ata. Privatisht, komanda e MEK-ut eshte duke perdorur opoziten, Sali Berishen etj dhe pensioniste gjermane, qe te permiresoj imazhin. Komandantet e MEK-ut kane nisur te sulmojne privatisht qeverine Rama meqe ajo nuk po i mbeshtet ata hapur, sikur komandantja xhihadiste Marjam Rajavi kerkon. Takimi i pensionisteve gjermane me Berishen dhe jo me Ramen, tregon krizen qe MEK-u po perjeton ne Shqiperi pas rrahjes dhe kercenimit qe ata i kane bere shume gazetaresh. Me poshte eshte videoja me pleqte gjermane qe takuan Berishen:

55