“Sali, ti ke vrarë Kosta Trebickën e Sokol Olldashin, dhe nuk di as atësinë tënde. Ndërsa yt bir mori për grua kushërirën e vet”

Pas akuzave të Sali Berishës për trafik droge, Arben Ndoka i është përgjigjur sërish atij, me një status në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Arben Ndokës:   

Një shprehje e vjetër thotë: “Bari i keq duhet shkulur që në rrënjë”. Me këtë shprehje i referohem pjellës së çmendurisë së diktaturës që ka 27 vjet që mbjell farën e keqe, duke helmuar mendësitë e shqiptareve menjëherë pas rënies së sistemit komunist.

Duke iu premtuar me fasadë të rreme, kur në realitet u shkatërrua çdo vepër, ndërmarrje, infrastrukture e ngritur me aq mund nga puna gjysmë shekullore e shqiptarëve, me justifikimin se ishin vepër e komunizmit.

1.Në vend që të ushqente vendin me mendësinë e ekonomisë së tregut, solli shkatërrim, luftë civile, duke vënë shqiptarët kundër njëri-thetrit.

E vetmja gjë që di të bëjë, me patologjinë e vetë prej psikopati, është të mbledhë turma dhe të shkaktojë kaos, duke hequr vëmendjen nga krimet e tij, qofte politike, ekonomike, shoqërore dhe fizike. Hipokrizia e kohëve “moderne” në Shqipëri, është se imorali ngre gishtin kinse është i virtytshëm.

Doktor, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore. E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, por edhe “Erla” jote dixhitale.

Ti je mësuar të fabrikosh Sali, dhe unë tani të mëshiroj.

Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lulin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori. Le të hetojnë ata prokurorë e gjyqtarë që t’i po i mbron me trupin tënd deri në agoni nga procesi i vetingut!

Boll shpife!

Trafikantët më me eksperiencë i ke në gjirin tënd!

2.Deklarove në 1991 se do mbështesje kauzën e ish të persekutuarve, kur në realitet ti ishe xhelati i tyre.

3.Masakrove urbanistikën në të gjithë territorin e Republikës nga injoranca dhe padituria jote.

4.Instalove në të gjithë territorin e vendit, sistemin e mashtrimit, vjedhjes, korrupsionit, duke shkaktuar degradimin e shoqërisë.

5.Krijove një lëvizje masive me skafe duke mos pasur asnjë pengesë nga shteti. Lejove ikjen e mijëra shqiptarëve në mënyrë të pakontrolluar, duke i lënë ata në mëshirë të fatit. Këtu nisi gjithashtu paragjykimi kundrejt popullit shqiptar nga fqinjët, pasi krijonin panik këto ikje të paorganizuara. Në vend që të krijoje mundësinë e punësimit sezonal për njerëzit në nevojë, pasi vendi ishte në hiperinflacion, ia hodhe dorezën fqinjëve duke lënë shqiptarët si jetimë nëpër botë. Ule dinjitetin e të qenit shqiptar. Bota akoma na referohet si kaçakë falë teje.

6.Miratove ligjin 7501 duke tjetërsuar pronësinë e pronarëve legjitimë, duke hapur një plagë të rëndë shqiptarëve, dhe sërish solle ngatërresë mes tyre.

7.More përsipër skemat piramidale kur ishe president , me postulatin e famshëm “Nuk shteren paratë e firmave, aq sa shteret uji i detit”. Pasojat dihet tashmë, sa janë vrarë gjatë kohës që ti ishe president, aq sa nuk janë vrarë gjatë regjimit komunist për 45 vjet.

8.Bëmat e tua të liga do të kenë pasoja dhe 100 vitet e ardhshme. I vure flakën Tropojës duke futur në konflikt vrasjesh, me intriga, forma direkte dhe indirekte, e shkatërrove, pasojat e së cilës nuk janë shuar akoma sot. Je i vetmi udhëheqës shteti që nuk ke shkuar në vendin e lindjes për 20 vite. Kur më në fund shkove, ishe i blinduar nga forcat e sigurisë së shtetit, pasi ishe siguruar për shuarjen fizike e “armiqve të tu” ose largimin e tyre të përkoshëm nga vendi.

9.Krijove revoltë të armatosur në 1998 për të marrë pushtetin me dhunë, sepse është e vetmja menyre që ti njeh, DHUNA. I bëre thirrje popullit për armatosje, i lejove të hapeshin depot e armatimeve. Thirrje prej diktatori të egër, solle vetgjyqësinë mes njerëzve. Dhe tani kërkon të induktosh akoma të njëjtën mendësi, prej plaku të çmendur tashmë. Bëre thirrje në Parlament në 2017 popullit të marrin armët dhe të rrëzojnë shtetin!

10.Krijove një agjensi me djalin dhe vajzën tënde, gjoja zyrë konsulence, për të legalizuar gjobat që iu vije investitorëve vendas dhe të huaj.

11.Shite detin, moralin, dinjitetin , vodhe Rrugën e Kombit, vodhe miliarda në të gjitha ministritë, duke e lënë buxhetin e shtetit bosh, dhe me një borxh publik me shifra alarmante që e groposi ekonominë e vendit.

12.Shkaktove Gërdecin, ku deshe të mohoje dhe baxhanakun, kinse nuk e njihje.

13.Vrave në mes të bulevardit katëd protestues të pambrojtur, ndryshe nga protestuesit e tu me tanqe e mitrolozë në dorë në ‘98, e si vrau njeri.

14.Vrave Trebickën duke ndërhyrë në hetime, dhe e publikuat si vetëvrasje, pasi doje ta shmangie si dëshmitar të Gërdecit.

15.Vrave Sokol Olldashin, pasi të doli kundër brenda partisë.

Mbi të gjitha, ti duhet të gjesh atësinë tënde, të cilën nuk e di.

Yt bir s’kishte si te dilte më i mirë, duke marrë për grua kushërirën e vetë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne