Saljani paralajmëron: qeveria Rama nuk mban më shumë se 1 javë

Ervin Salianji

Askush s’mund të mo hojë, madje edhe më dyshuesi, që “çadra” është tashme referencë dhe kryefjale e madje edhe metaforë në të gjithë fjalorin politik të gjithë shoqërisë.

Aktualiteti  rrotullohet rreth “çadrës”. Do të mjaftonte ky fakt si provë absolute e asaj që ka ngritur dhe ndërtuar qëndresa e opozitës. Por “çadra” e arriti këtë, sepse u mbështet në të vërtetat e mëdha, të cilat opozita ngriti dhe luftoi t’i përmirësonte përgjatë këtyre viteve për të mbrojtur qytetarët dhe duke kryer kështu misionin e vet.

“Çadra” ia arriti sepse në fundament të kësaj qëndrese u vërtetua që anembanë Shqipërisë jetët e qytetarëve dhe mirëqenia e tyre varej nga inkriminimi i institucioneve. Kauza e parë e rëndësishme e opozitës, Dekriminalizimi i institucioneve dhe administratës publike nga personat me precedentë penalë është një kauzë e filluar, e materializuar në ligje dhe betejë e fortë e opozitës në këta katër vjet. Ndonëse duhet cituar jo si fitore, por si vërtetim i realitetit sot në çdo raport ndërkombëtar, në çdo rezolutë, në çdo deklaratë të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë përmendet krimi i ngritur në sistem dhe që ka kapur politikën.

Kapja e politikës është problem thelbësor për pengesat në luftën ndaj krimit të organizuar, për korrupsionin e lartë, për lidhjen e mafies me pushtetit, për mungesën e aksesit të qytetarëve në institucione etj. Fitorja e “çadrës” dhe e opozitës është e qartë, problemi është evident, ligj ka, por s’ka vullnet politik. “Çadra” ia arriti sepse kauza e dytë e opozitës, ngritja e shqetësimit madhor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar e alarmit për kanabizimin e vendit, për kthimin e Shqipërisë në një logo të drogës, ku trafiku dhe lidhjet e qeverisë me trafikantët e drogës, tashmë provohen nga mediat ndërkombëtare po ashtu.

Është njohur dhe pasqyruar ndërkombëtarisht nga raporti i DASH, i EUROPOL, nga institucionet partnere; sasia e madhe e drogës së kapur çdo ditë, u pranua nga një pjesë e qeverisë dhe para 2 ditësh u pranua dështimi dhe nga vetë qeveria, e cila miratoi një plan për të përfshirë të gjitha institucionet në luftën kundër drogës, me një plan kombëtar. Problemi u pranua, rruga dhe mjeti për ta zgjidhur nuk është prodhimi i disa copave letër, por vullneti politik dhe lidhja e kapja e qeverise nga krimi.

Dështimi dhe mungesa e vullnetit politik për të kapur qoftë edhe një organizatë të mirëfilltë narkotrafiku është evidencë se përse domosdoshmërisht duhet qeveria teknike. “Çadra” ia arriti sepse kauzë e tretë thelbësore e opozitës është zbatimi i kushtetutës së miratuar më 21 korrik dhe vendosja në zbatim e reformës në drejtësi.

Qytetarët kërkojnë reformë të sistemit të drejtësisë, opozita e kërkon më shumë se kushdo reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërkombëtarët kërkojnë reformimin e sistemit, por ndonëse me mbulesa farsë atje ku u ka ngecur deri sot është zbatueshmëria?

Mungesa e opozitës në kuvend korri dhe një fitore të paparashikuar nga kushdo, nëse do të ishte pjesë e parlamentit do të luhej me lojëra mediatike e ka kush e ka fajin, dështimi i procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për komisionet e vetingut ishte një dështim 100 për qind i maxhorancës në një proces ku nevoja për opozitën ishte zero, vetëm për shkak të kapjes që do t’i bëjë sistemit Rama me njerëz të emëruar prej tij. Po ashtu “çadra” ia arriti sepse ndërkombëtarët tashmë në çdo mesazh të shkruar apo të thënë po shprehen që zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet dhe shqetësim kryesor, pra kriza për rrezikun e zgjedhjeve të lira njihet ndërkombëtarisht. Pavarësisht se sa diskutime ka për mënyrën e arritjes së këtij objektivi; mendimet për pjesëmarrjen në parlament, sugjerimet e partnerëve për dialog politik; por të gjithë unanimisht pranojnë problemin dhe kërkojnë zgjidhjen.

Para “Çadrës” Rama kishte guximin të mos i pranonte kërkesat e opozitës për ndë- rhyrje dhe përmirësim të kodit zgjedhor dhe për garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pas “çadrës” ai shprehet çdo ditë që kërkon dialog dhe përfshirjen e çdo propozimi të opozitës për një reformë elektorale. Ishin këto kërkesat që i shpërfillte me një kamuflazh prepotence. Por në vetë kërkesën e tij për dialog, pyetja shtrohet zgjidhje për çfarë? Për një problem që Rama shprehej që nuk ekziston apo për një problem real?

Fitorja e opozitës dhe e rrugës së zgjedhur prej saj është e qartë. Prandaj qeveria teknike është zgjidhja dhe domosdoshmëria. Katër kauzat e opozitës janë katër fitoret e saj, legjitimimi në publik i drejtësisë së kërkesave të ngritura nga opozita dhe të mbrojtura nga qytetarët nëpërmjet lëvizjes qytetare që kulmon me çadrën janë fitore në disa dimensione, por që në fund i shërbejnë interesit të Shqipërisë.

Fitore në rrafshin ndërkombëtar, të gjithë sot e pranojnë problemin me zgjedhjet, drogën që ka mbuluar Shqipërinë në çdo cep, me kriminalizimin e institucioneve, me dështimin e zbatueshmërisë së reformës në drejtësi. Në 43 ditë kauzat e çadrës kanë triumfuar. Inercia e qeverisjes së kësaj maxhorance nuk mban më shumë se një javë, qeveria teknike do të jetë kauza e pestë e fituar dhe fillimi i zgjidhjes për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne